Real Madrid fiton 3-2 ndaj Celta Vigos, në ndeshjen e La Liga. Ishte Guler që ndezi festën vendase në shkallët e stadiumit, me golin e tij në minutën e 33-të. Në këtë takim spikati edhe Mbappe, me dopietë (39’, 48’).

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe u futën në lojë me golat e Rodriguez dhe Sëedberg, por pa mundur dot të dalë me pikë nga ky takim.

Ekipi i Ancelottit renditet në vendin e dytë me 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb