Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi kuqezi ia ka dalë që të shënojë gol, në ndeshjen e kampionatit ndaj Akron Togliatti.

Lojtari i kombëtares, i cili aktivizohet në radhët e Rubin Kazan, mposhti portierin kundërshtar, me një goditje të bukur nga distanca.

27-vjeçari po zhvillon një sezon pozitiv, teksa në 9 ndeshje, ka gjetur rrugën e rrjetës 8 herë. Për të, ky është sezoni i 3-të te Rubin Kazan.

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: