Mëngjesi i sotëm ka nisur i acartë në Tiranë. Një rënie drastike temperaturash është shënuar sot, duke sjellë për herë të parë për këtë vit edhe dëborë në kryeqytet.

Ndonëse të gjithë e pritëm në dimër, moti ka surprizuar këtë mëngjes pranvere qytetarët me reshje dëbore.

“BalkanWeb” sjell një video të regjistruar në një zonë të Tiranës, ku shihen qartë reshjet e dëborës. Ndërkohë, dëbora ka zbardhur edhe Dajtin, ndërsa temperaturat shënojnë te zero gradë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: