Reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar kaos dhe dhjetëra fluturime të anuluara në aeroportin e Frankfurtit.
Zëdhënës i aeroportit theksoi se në orët në vijim numri i fluturimeve të anuluara mund për rritet për shkak të kushteve të motit.
Autoritetet po punojnë për përmirësimin e situatës ndërsa rreth 34 automjete po punojnë për shkrirjen e akullit dhe po operojnë në parkingjet e avionëve.
Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë, DWD, ka lëshuar paralajmërime për kushte ngrirjeje në disa pjesë të shtetit të Hessen, ku ndodhet Aeroporti i Frankfurtit.
Snow and ice at Frankfurt Airport. Frankfurt, Germany. pic.twitter.com/8aZeacDzww
— Anita Caraveo (@CaraveoAnita) January 12, 2026
