Në fshatin Rrëmenj të bashkisë së Pogradecit, 2 banesa pjesërisht të shembura. Familjarët ngrijnë apel për strehim, pasi shtëpitë janë të pabanueshme.

Shkak është bere vërshimi i ujit ne këto banesa. Aktualisht pritet që të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit.

Ndërsa banorët shprehen se duan strehim pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Dëmet më të shumta në Pogradec nga stuhia janë regjistruar në fshatin Rrëmenj.

“Urën aty nuk e bënë. Shtëpia rrezikohet. I bëj thirrje institucioneve që të zgjerojnë rrugën dhe të shtrohet mirë.”, tha banori.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb