Rey Manaj është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme te Sivasspor. Sulmuesi kuqezi ka realizuar dy gola në ndeshjen e Ligës së Parë Turke ndaj Vanspor, të luajtur këtë të shtunë.
Fillimisht, goli i parë do vinte në minutën e 28-të, me Rey Manaj që shfrytëzoi në maksimum një asist të Valon Ethemit. Goli tjetër do ishte një kryevepër e vërtetë. 28-vjeçari shënoi nga goditja e dënimit, duke mposhtur portierin kundërshtar me një goditje mjaft të bukur.
Për Manaj ishte vetëm ndeshja e dytë që pas rikthimit dhe lë menjëherë gjurmë me skuadrën e Sivasspor. Ashtu si në përvojën e tij të parë te kye kip, ai mbetet një nga lojtarët e preferuar të tifozëve.
