Rey Manaj është gati të nisë aventurën e dytë te Sivaspor në Turqi. Sulmuesi kuqezi u prit me entuziazëm nga tifozët, të cilët kishin dalë ta presin në aeroport.

Pasi përshëndeti shkurtimisht mbështetësit e Sivaspor, Rey Manaj shkoi në ambientet e klubit, për të firmosur kontratën. 28-vjeçari u largua nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas 6 muajsh, për të luajtur sërish me ekipin turk, por tani në Ligën e Parë.

Manaj kaloi dy edicione pozitive te Sivasspor, duke fituar kështu zemrat e të gjithë tifozëve.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb