Europa League zbriti në fushë këtë të enjte për ndeshjet e para të fazës së 1/8. Barazim 1-1 mes Bolognas dhe Romës në “D’All Ara”. Vendasit nga Bologna ushtruan presion në zonën kundërshtare dhe Bernandeschi zhbllokoi shifrat në minutën e 50-të.

Ekipi i Gasperinit barazoi shifrat me Pellegrini, i cili finalizoi si duhet një aksion të bukur të mysafirëve (71’). Skuadra e kualifikuar vendoset në sfidën e kthimit, të planifikuar për 19 mars. Në ndeshjet e tjera, Aston Villa mundi 0-1 Lille në Francë, sakaq Panathinaikos fitoi 1-0 ndaj Betis.

Në Conference League, Az Alkmaar-Sparta Prague përfundoi 2-1, ndërsa Lech Poznan-Shakhtar Donetsk u mbyll 1-3.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb