Pas humbjes në derbi, Roma nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në Reggio Emilia ndaj Sassuolos. Të parët që do shënonin do ishin mysafirët me Abraham, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80-të.

Ekipi i Dionisit nuk do demoralizohej, pasi do barazonte shifrat pas 5 minutash me Andrea Pinamontin, për të vulosur kështu përfundimisht rezultatin në 1-1.

Atalanta ka pësuar disfatë 2-1 në transfertën e Lecces. Bergamaskët pësuan dy gola brenda gjysmë ore me Baschirotto dhe Di Francecso.

Për Atalantën ishte titullar Berat Gjimshiti, i cili luajti 90 minuta. Ekipi i Gasperinit reagoi me Zapatën në minuën e 40-të, por pa ia dalë dot në fund të shmangë humbjen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb