Tre fitore në pesë ndeshjet e fundit. Roma ka bërë detyrën në shtëpi ndaj Udineses, duke i mundur me shifrat 3-1. Minutat e para ishin mjaft të luftuara, nga të dyja palët. Ndeshja u zhbllokua pas një skeme në një goditje dënimi, ku Dybala dërgoi një top perfekt për Mancinin, i cili u tregua i saktë me kokë.

Mysafirët nga Udine u përpoqën që të reagonin dhe u shpërblyen me gol në fillimin e pjesës së dytë. Francezi Thauvin finalizoi me sukses një aksion bardhezi, duke rikthyer balancat në takim. Për t’i rikthyer buzëqeshjen skuadrës së Mourinhos mendoi Dybala, 10 minuta para fundit të takimit. Suksesi u vulos nga El Sharaawy, në fund.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: