Aktori Romir Zalla i ftuar këtë mëngjes në “Vila24” në News24 me moderatoren Brunilda Lahe foli për rutinën e tij, punën duke zbuluar dhe kafen e mëngjesit që i ka lënë më shumë mbresa!

“Nuk gënjej dot, nuk ja çoj në mëngjes bashkëshortes kafen në krevat, por gjatë ditës kur ka punë edhe ndodh. Kafet që mund t’i konsideroje të bukura janë ato që kam me bashkëshorten time Suela.

Ndodh që jemi të ngarkuar me punë dhe në fundjavë udhëtojmë dhe shkojmë për kafe, jo për drekë apo diçka tjetër. Një kafe të mirë e kam pirë në Pukë, një qytet shume interesant, ka një bulevard dhe në fund është hoteli ish turizmi famshëm dhe një nga ato kafenetë në qytet kam pirë një kafe shumë të mirë”- tha aktori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb