Prezantuesja televizive meksikane Debora Estrella e njohur për prezantimin e programit të mëngjesit në Meksikë vdiq në një aksident ajror në shtetin Nuevo Leon.

Estrella po merrte një mësim fluturimi me instruktorin Bryan Leonardo Ballesteros Argueta të shtunën në mbrëmje kur avioni u rrëzua në komunën Garcia.

Të dy vdiqën në vendngjarje, konfirmuan autoritetet, ndërsa nuk u raportuan lëndime të tjera.

Sipas raportimeve të mediave lokale, aksidenti ndodhi rreth orës 6:50 të mbrëmjes pranë lumit Pesqueria. Ekipet e mbrojtjes civile mbërritën menjëherë në vendngjarje, por mundën të konfirmonin vetëm vdekjen e pilotit dhe një pasagjeri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb