Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit nga detyra e kryetarit të Kuvendit.

Me 79 vota kundër dhe 10 pro, PS ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës.

Ndërkohë, pasi Peleshi mbylli fjalimin e tij, kolegët e tij socialistë, e përshëndetën me duartrokitje.

Sakaq, opozita shpërtheu në protestë. Kjo e fundit pretendoi dhe më pas u vu në lëvizje të hartimit të një kërkese për shkarkimin e Peleshit. Sipas opozitës, Peleshi ka shkelur rregulloren.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb