Një avion i vogël u rrëzua në Francë. Sipas autoriteteve vendore, të tre personat që ndodheshin në bord humbën jetën. Prefektura bëri me dije se rrëzimi ndodhi në një zonë të banuar, por fatmirësisht avioni nuk goditi ndonjë banesë. Si pasojë, i vetmi dëmtim material u shënua në një automjet të parkuar.

Viktimat janë dy burra dhe një grua, por mosha e tyre ende nuk është bërë publike. Avioni i përkiste një klubi të aviacionit që operon në Aeroportin Metropolitan të Chartres.

Pas ngjarjes, qarkullimi në zonë u pezullua dhe u vendosën devijime për trafikun. Hetimet mbi shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar nga autoritetet përkatëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb