Kryetari i PD, Sali Berisha, ka denoncuar në rrjetin social facebook një video ku shfaqet segmenti rrugor Kuç–Qeparo, e cila është dëmtuar plotësisht, me një çarje të madhe përgjatë asfaltit, që sipas Berishës tregon gjendjen skandaloze të infrastrukturës.
Ai e cilëson këtë segment si vetëm një nga shumë rrugët problematike të ndërtuara nga qeveria e Edi Rama.
Postimi i kreut të PD shoqërohet me mbishkrimin:
“Aty ku ndërton rrugë ‘Rilindja’ lë gjurmë vetëm hajdutërie, segmenti rrugës Kuç–Qeparo.”
