Liverpool nuk has vështirësi ndaj Brentford, duke triumfuar 3-0 dhe duke shkuar në kuotën e 27 pikëve, në vendin e dytë. The Reds mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Salah, ndërsa po egjiptiani vendosi përfundimisht fatin e takimit në fillimin e pjesës së dytë. Goli i 3-të mban firmën e Jota-s (75’).

Në London Stadium (London), West Ham kalon 3-2 Nottingham. Ishte Paqueta që i dhuroi epërsinë ekipit të Moyes pas vetëm 3 minutash lojë, por Awoniyi dërgoi shifrat në 1-1 në të 44-tën.

Mysafirët gjetën forcën për të përmbysur llogaritë me Elanga. Gjithsesi, gëzimi ishte i përkohshëm, pasi Bowen dhe mesfushori çek  Soucek rikthyen gjithçka në favor të West Ham.

 

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb