Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka folur për mediat para takimit me demokratët në Durrës.
Ish-deputeti demokrat tha se salla ku do të zhvillohet aktiviteti është plot, ndërsa shtoi se merr pjesë e gjithë struktura drejtuese e degës lokale të PD në Durrës.
Ervin Salianji: Salla është plot. Është e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen.
Unë do të jem në cdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD në Durrës.
