Zaptimi i tokave bujqësore në Boçovë të Levanit, me qëllim instalimin e paneleve fotovoltaike ngriti në protestë banorët që e shfrytëzojnë tokën prej 30 vitesh.

Qytetarët ngrenë shqetësimin se prej një viti trualli figuron i regjistruar në Kadastër në emër të kompanisë “Bervi Konstruksion” me administrator Afërdita Salillari, ndërsa atyre vetë pavarësisht aplikimeve të shumta nuk iu është dhënë certifikata e pronësisë së truallit, të cilin e kanë përfituar me anë të ligjit 7501.

Qytetarët thonë se nuk i lejojnë as të futen në pronat që i kanë shfrytëzuar për 30 vite me radhë, ndërsa institucionet vendore në Fier nuk iu japin përgjigje.

Qytetarët kanë drejtuar ankesë zyrtare edhe në Njësinë Administrative Levan, ku bëhet e ditur se ky institucion i ka kërkuar kompanisë “Brevi Konstruksion” ish “Salillari Construction” të paraqesë dokumentacionin që disponon për shfrytëzimin e sipërfaqes prej 10 hektarësh, por ende nuk kanë asnjë përgjigje prej tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb