Bayern Munchen del me pikët e plota nga transferta e Interit në Champions League (0-2).

Sane merr një top të gjatë nga mesfusha dhe mjaft bukur dribloi portierin Onana, për të pasur më pas të thjeshtë për të shënuar.

Pjesa e parë përfundoi në avantazhin minimal 0-1 për miqtë, teksa fillimi i fraksionit të dytë pa zikaltërit që nisën të ngacmonin. Edin Dzeko u gjend  në zonën e rreptësisë me topin në këmbë, por topi i goditur prej tij neutralizohet nga Neuer.

Në minutën e 62-të, Skriniar bëhet protagonist, pasi bavarezët pretendojnë për prekje me dorë, por s’ka asgjë për kryesorin.

Kampionët e Gjermanisë do shuanin një herë e mirë dilemat për takimin, pas një autogoli të D’Ambrosio.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: