SHBA – Aktorja Scarlett Johansson tallet me vajzën e presidentit amerikan, Ivanka Trump, në një reklamë false për një parfum “Complicit’. Në “Saturday Night Live” të NBC, Johannson në një skeç luajti rolin e Ivanka Trump, vajzës së presidentit.

Në këtë skeç ajo promovon parfumin e ri të Ivankas, të quajtur “Complicit”. Emri i këtij parfumi tingëllon si akuzë, sepse “Complicit” do të thotë bashkëfajtore.
Ajo është e bukur, e fuqishme, bashkëfajtore thuhet në zërin në sfond të videos që shoqëron Scarlett-Ivanka-n në një festë.
(er.cu/BalkanWeb)
