Emisioni Vetting, News24

Agim Binaj nuk kishte ardhur vetëm për vete, por edhe për të birin, aktualisht drejtori i përgjithshëm i tatimeve. Takimi do të merrte tone të ashpra pasi avokati Doku do t’i përmendte edhe shkeljet aktuale gjatë kohës që Tatimet po drejtohen nga djali i vet Ilir Binaj.

Madje Binaj me gojën e vet pohon se do t’i kapë gazetarët personalisht, edhe pse në të gjithë emisionin renditen vetëm fakte dhe shkelje ligji.

Bisedë e shkëputur nga kamera e fshehtë 3, takim midis babait të kryetatimorit Binaj, Agim Binaj dhe avokatit Muharrem Doku.

“AGIM BINAJ: Para se të vinte djali nga Amerika, e thërriti kryeministri, ishte me punë në Amerikë dhe merrte… Se keni thënë ju këtu…

AV. MUHARREM DOKU: Po s’e kam thënë unë…

AGIM BINAJ: Mirë në rregull. E thotë “Vettingu”, Vettingu. Atë do ta mbajë përgjegjësi gazetari se nuk e lë unë me kaq.

AV. MUHARREM DOKU: Mos më thuaj mua përgjegjësinë, bëj cfarë të duash se është e drejta jote.

AGIM BINAJ: Më dëgjo. E thirri kryeministri, e mori nga Amerika, djali im ska ardhur për të vjedhur… Dale more se e ke thënë këtu ( i referohet gazetës).

AV. MUHARREM DOKU: E kam thënë unë?

AGIM BINAJ: E ka thënë “Vettingu”,”Vettingu”, si është e mundur që atje merrte 50 mijë euro e këtu merr rrogë 2 mijë euro.

AV. MUHARREM DOKU: Zotëri!

AGIM BINAJ: Po mirë o mirë, thotë “Vettingu”, edhe ti tha për “Vettingu” avokati Doku.

AGIM BINAJ: Tashti duhet sqaruar një gjë…

AV. MUHARREM DOKU: Sqaroje!

AGIM BINAJ: Prit! Jo mo jo, nuk sqaroj asnjeri unë, sqaroj ty.

AV. MUHARREM DOKU: Çpunë kam unë mo?

AGIM BINAJ: Më fal pra, të lutem!

AV. MUHARREM DOKU: Ç’punë kam unë? Në qoftë se unë kam shpif, unë të kam përmend emrin tënd, më co në gjykatë, nëse unë kam shpif.

AGIM BINAJ: Por dëgjomë deri në fund, të çlirohesh edhe ti nga e keqja, edhe unë të çlirohem, që mos paragjykojë ty.

AV. MUHARREM DOKU: Unë jam super i kthjellët.

AGIM BINAJ: Të lutem, më dëgjo çfarë thotë këtu (i referohet gazetës).

AV. MUHARREM DOKU: Po lëre ca thotë..

AGIM BINAJ: Por më dëgjo, tashti o burrë, pse je kaq… Dëgjo mor burrë se unë s’kam ardhur të nxjerr përgjegjësi. Unë dua të sqaroj mirë problemin. Edhe njëherë se mua njerëzit më njohin mirë, biles e di që ky shkrim më ka rrit vlerat.

AV. MUHARREM DOKU: O zotëri!

AGIM BINAJ: Jo jo më ka rrit vlerat!

AV. MUHARREM DOKU: Të ta them edhe një gjë?

AGIM BINAJ: Këtë e di?!

AV. MUHARREM DOKU: Ti ke ardhur, vetëm mua më ke takuar.

AGIM BINAJ: Do t’i kap me radhë unë, pse kujton se kujton se nuk do t’i kap unë edhe ata të tjerët? Por do t’i kap unë, edhe mundësinë e kam unë, edhe guximin e kam.

AV. MUHARREM DOKU: E ka një përgjigje, kur ty të djeg miza nën “kështu”.

AGIM BINAJ: Mua? E ke gabim.

AV. MUHARREM DOKU: Lëri more ato.

AGIM BINAJ: Ky është koncept i gabuar.

AV. MUHARREM DOKU: Ç’punë ke ti me taku një avokat?

AGIM BINAJ: Të kërkoj unë se ti ke folur për mua.

AV. MUHARREM DOKU: Jo s’kam folur për ty unë.

AGIM BINAJ: Po për mua ke folur.

AV. MUHARREM DOKU: Jo, s’kam përmendur emrin tat unë.

AGIM BINAJ: Ore e ke përmendur po të them!

AV. MUHARREM DOKU: Nuk të kam përmendur emrin o Zotëri.

AGIM BINAJ: Mirë në rregull.

AV. MUHARREM DOKU: Më ço në gjykatë, kaq. Marrim videon e emisionit, e nxjerrim atje, e do paguaj unë dëmshpërblimin pastaj. Kaq.”

Nga biseda do të ridilnin në pah faktet që emisioni kishte ekspozuar se si kompania “TPA Albania”shpk, ku Agim Binaj zotëron 2% të aksioneve, por që sipas disa ligjeve, të birit të tij i ndalohej në mënyrë kategorike të merrte këtë detyrë.

“Bisedë e shkëputur nga kamera e fshehtë 4, takim midis babait të kryetatimorit Binaj, Agim Binaj dhe avokatit Muharrem Doku.”

AGIM BINAJ: Nuk po të fsheh asgjë, po të deklaroj si te prifti. I them unë, o djalë. Ti nuk ke status, ti je politik, nuk të kap. Ia printoj, ja jap, mbaroi, iku kaq.

AV. MUHARREM DOKU: Pavarësisht nga kjo, drejtuesi i lartë duhet të deklarojë konfliktin e interesit.

AGIM BINAJ: Po ku e di konfliktin e interesit?

AV. MUHARREM DOKU: E ka ligji!

AGIM BINAJ: Ore zotëri, ti nuk je me ta.

AV. MUHARREM DOKU: S’ka lidhje ajo.

AGIM BINAJ: Ore e deklaroi ai që babai im ka zyrë kontabiliteti, shkojnë të ardhura deri nën 8 milionë lekë. Po të lutem se i kam parë këto.

AV. MUHARREM DOKU: Edhe drejtuesi i lartë ka, dmth deklaron konfliktin e interesit. Unë kam zënë ligjin.

AGIM BINAJ: Është deri në 10 milionë o zotëri.

AV. MUHARREM DOKU: Ja ta shofim tani.

AGIM BINAJ: Deri në 10 milionë o burrë, shikoje. Deri në 10 milionë, jam dakord me ty. Mbaroi kjo punë. Atë e zgjidha unë.

Po qe mbi 10 milionë, atëhere unë kisha konflikt interesi, unë isha i detyruar të shisja zyrën të kaloja diku tjetër. Iku kjo.

Nji, verifikohet kjo se i kam verifikuar unë para teje të gjitha. Në rregull u mbyll ky kapitull.

Tani shtrohet problemi, vimë tek të pari, tek kjo shoqëria që ka qenë aksioner djali dhe që ia shiti aksionet, ia shiti koleges së tij Laura, unë këtu kam 2% ( i referohet kompanisë TPA Albania), tek kjo austriakja. Zotëri, unë nuk kam paketë kontrolluese, kam 2% si aksioner dhe nuk ushtroj funksione të auditimit, nuk jam as administrator.

AGIM BINAJ: Që ta dish ti, merre ligjin për konfliktin e interesit.

AV. MUHARREM DOKU: Ja pra, ta lexova.

AGIM BINAJ: Hape pikën deri në fund, që thotë deri në 10 milionë lekë.

AV. MUHARREM DOKU: Ore është titullar, që emëron njerëzit.

AGIM BINAJ: Po le të jetë mo! Është titullar dhe do të quhet konflikt interesi kur unë të realizojë një turn over ose një të ardhur mbi 10 milionë lekë. Mbaroi se unë pikërisht këtë pikë sqarova se ndryshe do ta kisha mbyllur që kur u emërua djali. Por kjo pikë me përjashton dhe unë këtë e sqarova. Hape ligjin deri në 10 milionë lekë quhet konflikt interesi. I dashur le të jesh deputet, le të jesh ministër.

Të njëjtën gjë ka edhe ministri i financave me të jatin.

Zoti Binaj e pranon vetë që kur kompania ka xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë nuk lejohet, por ai referohet kompanisë “ASC CPAs” ndërkohë anashkalon faktin që kompania tjetër, “TPA Albania” shpk ka xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë. Pavarësisht kësaj shkeljeje, edhe ligji për Procedurat Tatimore i ndryshuar e ndalon kryetatimorin Binaj të ushtrojë detyrën ndërkohë që familjarët e tij kanë kompani auditimi. Argumentet e avokatit Doku do të sillnin dhe acarimin e profesorit Binaj pasi ish drejtori te Tatimet do të zbulonte shkelje që kanë lidhje me kohën që kryetatimori Binaj ka qenë në detyrë.

“Bisedë e shkëputur nga kamera e fshehtë 5, takim midis babait të kryetatimorit Binaj, Zotit Agim Binaj dhe avokatit Muharrem Doku.”

“AV. MUHARREM DOKU: Ca ka emëruar djali yt sot te Tirana?

AGIM BINAJ: Djali im?

AV. MUHARREM DOKU: Ca ka emëruar djali yt sot te Tirana ( i referohet Drejtorit të Tatimeve për Tiranën)

AGIM BINAJ: Nuk ka rëndësi.

AV. MUHARREM DOKU: S’paska rëndësi, për atë paska rëndësi.

AGIM BINAJ: Jo more, ti do më dëgjosh se s’merrem unë me emërimet e tatimeve.

AV. MUHARREM DOKU: Jo po thuaj që ka bërë shkelje për këto emërimet!

AGIM BINAJ: Do thyesh kokën, ja ku po ta them.

AV. MUHARREM DOKU: Unë?

AGIM BINAJ: Ja ku po ta them.

AV. MUHARREM DOKU: Më dëgjo.

AGIM BINAJ: Kokën ke për të thyer!

AV. MUHARREM DOKU: O zotëri!

AGIM BINAJ: Po akuzove njerëzit e ndershëm, mbaje mend do thyesh kokën.

AV. MUHARREM DOKU: Kujt do ia thyesh kokën?

AGIM BINAJ: Ja ke folur për kokën e djalit tim, pik pik pik.

AV. MUHARREM DOKU: Po pse ke ardhur?

AGIM BINAJ: Nuk duhet të paragjykosh.

AV. MUHARREM DOKU: Absolutisht.

AGIM BINAJ: Ti s’e njeh fare djalin tim (thyen gotën në dyshemenë e lokalit).

AGIM BINAJ: Thyeje, tani je në rregull.

AV. MUHARREM DOKU: O zotëri!

AGIM BINAJ: Nuk e njeh, mos paragjyko! Ka shkruar gazeta…

AV. MUHARREM DOKU: Nuk e kam shkruar unë, e ka shkruar gazeta.

AGIM BINAJ: Nuk e ke shkruar ti, tani do më dëgjosh një llaf si burrë i vjetër që jam?

AV. MUHARREM DOKU: Po!

AV. MUHARREM DOKU: Po ti që më thua mua.

AGIM BINAJ: Ore unë ta kam fajin.

AV. MUHARREM DOKU: Që do thyesh kokën më thua ti mua.

AGIM BINAJ: Po do thyesh sepse janë punëtor njerëz të ndershëm.

AV. MUHARREM DOKU: Mua s’më akuzon dot njeri.

AGIM BINAJ: Dhe bibla ka një përcaktim.

AV. MUHARREM DOKU: Po lërë biblën.

AGIM BINAJ: Edhe bibla, bibla, bibla, ja do që ta lexoj?

AGIM BINAJ: Do që ta lexoj. Tashi më dëgjo mua në qoftë se ke vullnet.

AV. MUHARREM DOKU: Ehaa.

AGIM BINAJ: Tashi në qoftë se ke vullnet me jep vullnet sa djali im.

AV. MUHARREM DOKU: Tani këto janë forma…

AGIM BINAJ: Të lutem, më dëgjo se nuk ta mbush mendjen.

AV. MUHARREM DOKU: Edhe njëherë, këto janë forma kërcënimi këto që po më bën.

AGIM BINAJ: Jo po unë s’po kërcënoj fare.

AV. MUHARREM DOKU: Ti po më thua mua “Do thyesh kokën”.

AGIM BINAJ: Po do e thyesh se ke mendje të keqe.

AV. MUHARREM DOKU: Po e kam pra?

AGIM BINAJ: Pse e ke?

AV. MUHARREM DOKU: Sepse…

AGIM BINAJ: Se akuzon njeriun e ndershëm.

AGIM BINAJ: Në qoftë se ke prova, akuzo Ceno Klosin. Ç’punë ke me mua?

AV. MUHARREM DOKU: Ç’punë kam me ty unë?

AGIM BINAJ: Po e ke shkruajtur mo!

AV. MUHARREM DOKU: Po s’e kam shkruajtur unë. Dhe ka mundësi mos bërtit mor burrë. Ku e ke?

AGIM BINAJ: E ka gazeta.

AV. MUHARREM DOKU: Por çoje në gjykatës.

AGIM BINAJ: Nuk ka nevojë.

AV. MUHARREM DOKU: Por çoje në gjykatë.

AGIM BINAJ: Unë njoh personin, që ka të bëjë.

AV. MUHARREM DOKU: Do më padisësh…

AGIM BINAJ: Unë ty?

AV. MUHARREM DOKU: Tani mos më bëj mua të dal nga vetja, ti po më bërtet. Po më kërcënon!

AGIM BINAJ: Unë kam tonin.

AV. MUHARREM DOKU: Po më kërcënon!

AGIM BINAJ: Unë as të kërcënova.

AV. MUHARREM DOKU: Do thyesh kokën më the.

AGIM BINAJ: Po do thyesh se …

PERSON I TRETË: Ai ta tha si shprehje.

AV. MUHARREM DOKU: Po ca.

AGIM BINAJ: Se janë njerëz të ndershëm prandaj do thyesh kokën.

AV. MUHARREM DOKU: Ore zotëri, ti the ka ardhur si patriot (i referohet kryetatimorit Ilir Binaj qe ka ardhur nga SHBA).

AGIM BINAJ: Po si patriot ka ardhur.

AV. MUHARREM DOKU: Po lëri mo këto, leri.

AGIM BINAJ: Dhe mbaje mend këtë që po të them.

AV. MUHARREM DOKU: Ç’punë kam unë.

AGIM BINAJ: Dëgjo cik.

AV. MUHARREM DOKU: Është puna e atij, me se merret ai…

AGIM BINAJ: Ore dëgjo për veten tënde se unë se çaj kokën fare.

AV. MUHARREM DOKU: Unë nuk të dëgjoj fare.

AGIM BINAJ: E di ti që nuk e çaj kokën fare. Thjesht unë doja të njihja këtë personin që më ka akuzuar, kaq.

AV. MUHARREM DOKU: S’të kam akuzuar unë mor burrë.

AGIM BINAJ: Po, në gazetë më ke akuzuar.

AV. MUHARREM DOKU: Më ço në gjykatë nëse unë të kam akuzuar.

AGIM BINAJ: Dëgjo mua, se s’merrem me langaraq.

AV. MUHARREM DOKU: Nuk jam langaraq.

AGIM BINAJ: Do më dëgjosh një llaf në fund e të iki?

AV. MUHARREM DOKU: O Zotëri, unë s’jam langaraq. Po më thua langaraq, unë s’jam langaraq.

AGIM BINAJ: Të gjithë ata që shkruajnë kot, janë langaraq.

AV. MUHARREM DOKU: Edhe unë?!

AGIM BINAJ: Nuk të fus ty, ti ndoshta s’je, por ata të tjerët. Por ti e ke shkruajtur atje.

AV. MUHARREM DOKU: Dhe qenkam langaraq unë?

AGIM BINAJ: Dhe thotë sipas…

AV. MUHARREM DOKU: Dhe jam langaraq unë?

AGIM BINAJ: Atë s’e di unë, koha do e provoj.”

Biseda u tensionua më shumë për shkak të emërimeve në shkelje të mundshme të ligjit nga kryetatimor Ilir Binaj, për të cilat avokati Doku kishte marrë informacione nga Tatimet.

“Për këtë rast unë kam një informacion, që drejtuesja aktuale e Drejtorisë Rajonale Tiranë është e komanduar në atë pozicion, por nuk është vetëm ajo. Unë kam informacion që edhe gjatë kohës që unë kam ushtruar detyrën pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, shumica ose pjesa më e mirë e drejtuesve janë të gjithë të komanduar. Kjo është një shkelje totale e ligjit sepse në Republikën e Shqipërisë, në asnjë ligj nuk njihen komandimet në detyrë, nuk ka komandime në detyrë”, deklaroi avokati Doku.

Njëra nga drejtueset në Administratën Tatimore është Erilinda Lala, e cila ka qenë drejtuese e komanduar në detyrë në shkelje të ligjit nga Drejtori i Përgjithshëm Binaj pasi Drejtoresha nuk ka dhënë provimin te Departamenti i Administratës Publike dhe tani në tetor 2025 është futur për të marrë provimin përfundimtar.

Sipas ish-drejtorit të auditit te Tatimet, Muharrem Doku për të qenë drejtues në Administratën Tatimore, në radhë të parë duhet të kesh statusin e nënpunësit civil dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të shpall vakancat e punës.

“Kjo bëhet edhe në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike, që shpallen vakancat dhe duhet të kryhet një provim, për të prokuruar për pozicionet e punës. Një gjë e tillë mesa kam unë informacion dhe mesa kam parë ska njoftime të tilla, për vakanca sidomos për drejtues, por as edhe për inspektorë. Edhe mendoj që këto janë të gjitha në shkelje të ligjit, emërime që janë kryer edhe që kryhen nga drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”, tha avokati Doku.

Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se Erilinda Lala ka filluar punë si drejtuese e kabinetit të kryetatimorit Binaj në nëntor 2024, ndërkohë që deri në fund të dhjetorit 2024 rezultonte si aksionere së bashku me Marsida Dedej te kompania ish “GEA Construction”, sot “2D CONSTRUCTION 2025” shpk. Në 16 dhjetor 2024, Lala do ti dhuronte aksionet e kompanisë Marsida Dedej.
Por fakti që ka qenë aksionere te një kompani private tregon një konflikt të mundshëm interesi, pasi personat te tatimet nuk mund të kenë biznese sepse fusha ku ata veprojnë bie ndesh me veprimtarinë e tyre.

Problemet me emërimet në administratën tatimore janë të hershme dhe aktuale pasi kanë qenë të theksuara në kohën që ka qenë deputeti Ceno Klosi, që është nën hetim për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas avokatit Doku, këto emërime ekzistojnë për t’i bërë presion vartësve në Administratën Tatimore.

“Kur një titullar ose një punonjës e ka emërimin që e ka fituar nëpërmjet provimit në Administratën Publike ose Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndaj atij nuk mund të ushtrosh presion gjatë kryerjes së detyrës, por duke qenë të komanduar, ata janë më të lehtë për tu shantazhuar dhe kjo është mendoj unë rruga që ata drejtues kanë zgjedhur për ti mbajtur drejtuesit e tillë”, u shpreh avokati Doku.

Kjo gjë konfirmohet edhe nga raportet e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mesa duket presioni në Administratën Tatimore nga personat që drejtojnë apo personat e lidhur me ta, shkelja e ligjit është fakt.

Bisedë e shkëputur nga kamera e fshehtë 6, takim midis babait të kryetatimorit Binaj, Agim Binaj dhe avokatit Muharrem Doku.

AV. MUHARREM DOKU: Unë jam shumë i përgjegjshëm.

AGIM BINAJ: Prit! Mos u nxito.

AV. MUHARREM DOKU: E paskam shkruajtur unë?

AGIM BINAJ: Po mirë, mo dil thuaje publikisht, këto s’janë llafet e mia.

AV. MUHARREM DOKU: Se të duhet ty? Se të duhet ty?

AGIM BINAJ: Mua më djeg/duhet?

AV. MUHARREM DOKU: Po ty të djeg!

AGIM BINAJ: Unë as e çaj b*thën fare.

AV. MUHARREM DOKU: Në rregull.

AGIM BINAJ: Pse? Sepse jam aq i pastër, jam aq i pastër sa ty nuk ta merr mendja.

AV. MUHARREM DOKU: E kuptova sa i pastër je!

AGIM BINAJ: Ah mirë, në rregull.

AV. MUHARREM DOKU: E kuptova sa i pastër je!

AGIM BINAJ: Atëhere në rregull.

AV. MUHARREM DOKU: Ok.

AGIM BINAJ: I dashur…

AV. MUHARREM DOKU: Hajde mirupafshim.

AGIM BINAJ: Të dëgjoj të mirat!

AV. MUHARREM DOKU: Faleminderit!

AGIM BINAJ: Të dëgjojë të mirat, jo të keqen!

AV. MUHARREM DOKU: Faleminderit!

AGIM BINAJ: Po mos u merr me njerëzit e ndershëm… se do flasësh me vete nesër.

AV. MUHARREM DOKU: Do flasësh ti, jo unë!

AGIM BINAJ: Unë?!

AV. MUHARREM DOKU: Mua mos më bëj kërcënime! Do flasësh ti, jo unë.

AGIM BINAJ: Unë do flas?

AV. MUHARREM DOKU: Kërcënime mos bëj…

AGIM BINAJ: Unë jam i drejtë.

AV. MUHARREM DOKU: Me mua do të dalin punë. Me mua të del punë!

AGIM BINAJ: Me mua?

AV. MUHARREM DOKU: Eee…

AGIM BINAJ: Për çfarë?

AV. MUHARREM DOKU: Se po më bën kërcënime.

AGIM BINAJ: Unë s’bëj kërcënime.

AV. MUHARREM DOKU: Do thyesh kokën, jam i ndershëm (i referohet kërcënimeve nga Agim Binaj), do të dalin punë.

AGIM BINAJ: Unë them do thyesh kokën se akuzon kot…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb