Ka nisur seanca në Kuvend për konstatimin e legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa në sallë ishin të pranishëm ndërkombëtarë dhe krerët e komuniteteve fetare, duket se mungojnë dy institucione e rëndësishme, SPAK dhe Prokuroria e Posaçme.

Seanca e sotme u nisi me tensione, ndërkohë që pas marrjes së fjalës nga kreu i PD Sali Berisha, ishte e nevojshme ndërhyrja  e Gardës, pasi demokratët bllokuan foltoren.

Ndërkohë, Parlamenti ka miratuar komisionin për verifikimin e mandateve me votat e mazhorancës. Seanca e radhës do të vijojë në orën 17:00 ku pritet që deputetët e rinj të Parlamentit të betohen dhe të marrin detyrën zyrtarisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb