Taulant Seferi në formë. Sulmuesi kuqezi pas dopietës në ndeshjen e kaluar, ia ka dalë që të dhurojë dy asiste me Bodrumspor, në sfidën e ligës së parë turke, të fituar 0-4 ndaj Manisas në transfertë.
Seferi, në të 47-tën, jep një top perfekt për Dumanli, i cili nuk fal. Më pas, lojtari i kombëtares, në të 51-tën, shërbeu mjaft mirë për Brazaon, duke kontribuar kështu me asistin e dytë.
Në këtë sezon me Bodrumspor, Seferi ka shënuar 5 gola në 8 ndeshje, sakaq ka dhënë dy herë pasin e fundit. Për të, ky është sezoni i dytë me Bodrumspor.
