Tenistja e famshme Serena​ Williams​ ka vendosur të jetë protagoniste në një video, ku jepet një mesazh në luftën kundër kancerit të gjirit​.

Serena i ka befasuar te gjithë në këtë video ku shfaqet e zhveshur, me duart në gjoks dhe me një zë fantastik.

Ajo interpreton këngën “I Touch Myself” të grupit australian The Divinyls dhe të gjitha të ardhurat nga kjo fushatë sensibilizuese do të shkojnë për bamirësi dhe për studimet për të shëruar kancerin e gjirit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb