Janë ngritur sërish shqetësime në lidhje me shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin, pasi ai u pa duke çaluar gjatë një takimi me presidentin amerikan Donald Trump në Alaska. Gjatë zbritjes nga aeroplani presidencial, Putini bëri një ndalesë në mes të shkallëve, duke shtuar dyshimet mbi gjendjen e tij fizike.

72-vjeçari u vu re teksa ecte me vështirësi përgjatë qilimit të kuq për të takuar Trump, duke shfaqur një buzëqeshje të lehtë në fytyrë përpara se të shkëmbenin përshëndetje dhe shtrëngime duarsh.

Spekulimet rreth shëndetit të Putinit janë të hershme dhe kanë vazhduar ndër vite. Pretendime të pabazuara kanë përmendur mundësinë që ai të vuajë nga kanceri, sëmundja e Parkinsonit apo sëmundje të tjera serioze. Vëzhguesit kanë theksuar fytyrën e tij të fryrë, dridhjen e duarve dhe lëvizjet e ngurta si shenja të mundshme të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Megjithatë, Kremlini i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, ndërsa inteligjenca perëndimore ka deklaruar se nuk ka prova të forta për të konfirmuar ndonjë sëmundje të rëndë.

Vitin e kaluar, një tjetër valë spekulimesh u nxit nga pamjet e këmbëve të Putinit që dukeshin duke u dridhur ndërsa mbante një fjalim nga podiumi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb