Një servis pajisjesh telefonike në Sarandë është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të populluara, në atë Nr.1 në qytetin bregdetar.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se servisi në pronësi të Bexhet Munga ndodhej në katin e parë të një pallati 7 katësh. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur lokalizimin e zjarrit për të mos u përhapur nëpër katet e tjera të pallatit.

Në kohën kur ka shpërthyer zjarri nuk ka pasur asnjë person në dyqan, pasi pronarët ishin larguar në shtëpi për pushimin e drekës. Po punohet për të përcaktuar shkakun e këtij zjarri me dëme të konsiderueshme materialesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: