Këtë të enjte u zhvilluan disa nga ndeshjet e radhës në fazën e ligës në Europa League. Basel triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj FCSB, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ia doli që të shënojë 2 gola.

Mbrëmje negative për Arbër Hoxhën (ishte titullar) me shokë, pasi në Zagreb, Dinamo e Zagrebit pësoi disfatë 0-3 ndaj Celta Vigos. Crvena Zvezda-Lille, përfundoi, në shifrat 1-0.

Në Conference League, Fiorentina u mund me përmbysje 2-1 nga Mainz. Me Thomas Strakoshën në portë, grekët e AEK barazuan 1-1 ndaj Shamrock Rovers.

 

VIDEO: Goli i parë i Shaqirit

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb