SHBA – Nate Robinson mposhti kundërshtarin e tij duke i kaluar poshtë këmbëve. Kjo ka ndodhur gjatë ndeshjes Delaware 87ers dhe Raptors 905, në kategorinë e dytë të basketbollit në SHBA.
Ish-lojtari i Boston dhe Chicago-s, i cili është vetëm 175 centimetra i gjatë tejkaloi kundërshtarin e Edy Tavares, 221 centimetra, duke iu futur poshtë këmbëve të tij të gjata. Videoja e basketbollistit ‘xhuxh” që kalon mes këmbëve të gjigantit bëri xhiron e botës. Ndeshja përfundoi me fitoren e Raptors 905, 110 me 96.
(er.cu/BalkanWeb)
