Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot se “vrasjet kanë mbaruar në Iran”.

Ai theksoi se autoritetet “nuk kishin plane” për të ekzekutuar protestuesit, vërejtje që duket se e shtyjnë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane.

“Na është thënë se vrasjet në Iran kanë mbaruar. Ato kanë mbaruar”, tha presidenti amerikan.

”Nuk janë planifikuar ekzekutime”, shtoi ai dhe duke siguruar se kishte informacionin e tij “nga një burim i mirinformuar”.

“Jemi njoftuar dhe mjaft fuqishëm, por do ta zbulojmë se çfarë do të thotë e gjithë kjo – por na është thënë se vrasjet në Iran po ndalen dhe janë ndalur, dhe nuk ka asnjë plan për ekzekutime. Më është thënë kjo nga autoritetet e duhura.

Shumë njerëz flisnin, gjatë dy ditëve të fundit, se sot do të ishte dita e ekzekutimit”, tha Trump.

Ai shtoi, megjithatë, “nëse ndodh, të gjithë do të mërzitemi shumë”.

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb