Sërish problematika sa i përket infrastrukturës rrugore në vend.

Pas problematikave të shumta në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dhe bllokimit për tetë orë të aksit Prrenjas-Librazhd në kthesat e Dragostunjës, një situatë e ngjashme është paraqitur edhe në rrugën e Dhërmiut.

Kompania “Gjoka Konstruksion” ka kryer shembjen e rrugës, me qëllim zgjerimin e saj, por kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit, me gurë dhe pjesë shkëmbinjsh.

Ndërkohë, dëshmi nga terreni bëjnë të ditur për BalkanWeb se kompania “Gjoka Konstruksion” ka kryer shpërthime me dinamit.

Rruga e Dhërmiut është një tjetër shembull i problematikave që shoqërojnë rrugët e ndërtuara nga “Gjoka Konstruksion”, ashtu si Rruga e Arbërit dhe tuneli i Murrizit, ku janë konstatuar plasaritje dhe çarje në strukturën e betonit, si edhe tuneli i Llogarasë, ku janë evidentuar rrjedhje uji dhe dyshime mbi cilësinë e punimeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb