Një ndërtesë gjashtë-katëshe u shemb mesditën e sotme në qendër të Madridit, ku si pasojë katër persona kanë mbetur nën rrënoja.

Të paktën një person deri tani sipas burimeve nga autoritetet lokale, ka mbetur rëndë i plagosur.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë dhe ambulanca, ndërsa sipas të dhënave paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe katër të tjerë janë të bllokuar nën rrënoja.

Sipas mediave, godina ishte e braktisur prej kohësh dhe ndodhej në proces rinovimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb