Deputetja e PD në Shkodër Greta Bardeli ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në zonën mes Prekali dhe Urës së Shtrenjtë, pas shembjes së një pjesë të rrugës.

Ajo thotë se kjo është një papërgjegjshmëri e treguar nga institucionet dhe braktisje e shtetit për qytetarët.

“Rruga mes Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë (Shkallë Logje), që lidh tre njësitë e Dukagjinit, si dhe shembja tjetër tek Gështenja e Thaçit, mbi fshatin Kir, që lidh Pultin me Shoshin. E gjithë zona aktualisht është pa energji elektrike.”, shprehet ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: