Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel-Rrëshen duke shkaktuar shembje të mëdha dherash. Kjo rrugë është e bllokuar totalisht për qarkullimin e automjeteve mbrëmjen e kaluar si pasojë e shembjes së një masivi dheu e pemësh.

Një masiv i madh dheu ka rënë mbi rrugë në vendin e quajtur “Sukbull” ku ka bllokuar gjithë karrexhatën.

Shumë automjete që po lëviznin drejt Burrelit apo Rrëshenit janë kthyer mbrapsht pasi rruga është e pakalueshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb