Milan është në finish dhe i mjafton një pikëkëtë fundjavë në fushën e Sassuolos për t’u rikthyer te titulli kampion. Mes shifrave dhe rezultateve, kuqezinjtë mund të krenohen edhe me 2 lojtarë, ndër të tjerët.

Me dy golat e shënuar kundër Atalantës, Rafael Leao dhe Theo Hernandez e çuan Milanin në delir, duke bërë që tifozët të shpërthejnë në festë, pasi nuk e çojnë ndërmend që skuadra të mposhtet në ndeshjen e fundit.

Në përgjithësi, është i gjithë sezoni i tyre për të shënuar shifra rekord: Leao dhe Theo kanë shënuar dhe asistuar më shumë se çdo dyshe tjetër që luajnë në krahun e majtë, i pari si mesfushor-sulmues dhe i dyti si mbrojtës. Leao ka 11 gola dhe 6 asiste, ndërsa Theo 5 gola dhe 5 asiste. Për më tepër shihni videon:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb