Copëza historish të vërteta të përjetuara nga autori apo të rrëfyera nga miqtë e tij, vende të njohura që bartin emocione e ndjeshmëri, mjedis shqiptar, drama familjesh përreth nesh. Për vetë autorin Sherif Bundo, të shkruarit është një nevojë për të rrëfyer dhe shpesh për tu ‘ndalur në raportet ligj e ndjenja. Për të libri më I dashur është “Brenga e babait’”.

Shkrimtari Namik Dokle,  i pranishëm në sallë, vlerësoi temat që prek Bundo.

Biseda e të pranishmëve u soll rreth librave “Brenga e babait” dhe “Sepeti I I gjyshes”, ku Bundo lëviz në terrene të brishta, duke lëvruar një letërsi që kërkon të flase dhe duke kujtuar se Dostojveski thoshte se të gjithë kanë diçka për të thënë, lum ai që gjen mënyrën e duhru për ta shkruar.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb