Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur pranë Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë.
Siç shihet edhe pamjet të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. 2 grupe të rinjsh kanë zbritur nga automjetet në rrethrrotullim dhe kanë nisur konfliktin.
Në vendin e ngjarjes nuk duken forca policore, teksa konflikti i dhunshëm mes të rinjve ka shkaktuar edhe trafik në Rrugën e Elbasanit.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri.
