Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën kodrinore të fshatit Shetel, në Shijak.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, duke shkaktuar dëme në natyrë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për të vënë situatën nën kontroll.

Sakaq, deri tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo jetëve njerëzore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb