Reshjet e shiut që kanë përfshirë veriun e vendit kanë nxjerrë në pah problematika madhore në Tunelin e Shkopetit, ku uji rrjedh në të gjithë gjatësinë e tij.
Tuneli, i ndërtuar në vitin 1957 dhe pa veshje betoni, paraqet rrezik për drejtuesit e mjeteve, pasi lagështira dhe depërtimi i ujit mund të shkaktojnë shkëputjen e gurëve, duke rritur mundësinë e shembjes së strukturës.
Të detyruar të kalojnë nëpërmjet këtij objekti infrastrukturor gati 70-vjeçar, drejtuesit e mjeteve thonë se ndihen të rrezikuar nga gurët që mund të shemben nga çasti në çast.
Një tjetër problematikë që hasin drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor Burrel – Skuraj është edhe shembja e gurëve nga skarpati i malit gjatë ditëve me shi. Kjo rrugë mirëmbahet nga kompania “Alko Impex Sh.p.k”, ku veç të tjerash aksi nuk ka as sinjalistikën e nevojshme rrugore
