Ernest Muçi debutoi me Besiktas vetëm disa ditë pas kalimit të tij te skuadra turke. Sulmuesi kuqezi u preferua si titullar nga trajneri Fernando Santos, në transfertën ndaj Kayserispor.

Në Kadir Has Stadium (Kayseri), Muçi dha shkëndijat e para, teksa iu afrua ndjeshëm golit. E majta e 23-vjeçarit u ndal nga portieri Bayazit, duke shkaktuar kështu drithërima në stadium.

Aktivizimi i tij nga krahët i jep shpejtësi sulmit të Besiktas, ndaj kjo besohet se është arsyeja përse tekniku Santos insistoi te blerja e tij. Ndeshja e parë e Muçit në shtëpi, përpara tifozëve të vet në Tupras Stadium (Istanbul), mund të jetë ajo ndaj Konyaspor me 19 shkurt.

 

(.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: