“Skena e përdhunimit të Maria Schneider nga aktori Marlon Brando nuk ishte improvizim”, kështë ka deklaruar regjisori i filmit të njohur “Tango e Fundit në Paris”.
Sipas udhëzimeve të Bernardo Bertolucci, njeriu që fshihet pas dramës së vitit 1972, skena e përdhunimit ishte reale.
Sipas një interviste të dhënë në 2013-ën, regjisori donte që në skenën e përdhunimit ajo të reagonte si një vajzë e jo si një aktore.
Schneider ishte vetëm 19 vjeç kur u xhirua filmi, ndërsa Brando 48. Video e intervistës së Bertoluccit është publikuar ditët e fundit në rrjetin “Youtube” duke ngjallur sërish zemërim.
(d.d/BalkanWeb)
