Kandidati i Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku, u shoqërua sot nga policia e Fierit pas një incidenti që ndodhi në qendër të qytetit në lidhje me shpërndarjen e fletushkave elektorale, sipas reagimit të PD

BalkanWeb ka siguruar pamjet që tregojnë momentin e incidentit që ndodhi pak më herët në qendër të qytetit të Fierit.

Pamjet tregojnë momentin kur disa efektivë të Policisë së Shtetit rrethojnë kandidatin e PD në sheshin qendror të qytetit, ndërsa ai shfaqet duke rezistuar verbalisht dhe fizikisht në disa çaste, para se të futet në makinën e policisë.

Sipas PD-së, ndalimi i kandidatit është pasojë e një “urdhri politik” për të frenuar aktivitetet e opozitës.

“Shoqërohet nga policia vetëm sepse po shpërndante fletushka dhe mbronte materialet e fushatë ,” thuhet në reagimin e PD-së.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb