Stiven Shpendi është takuar me golin në Serie B. Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e Empolit, ka realizuar në portën e Carrareses.
Pas një topi të kthyer nga shtylla, Shpendi nuk fal, duke çuar topin në rrjetë dhe duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij.
Për 22-vjeçarin ky është goli i dytë në këtë sezon, në 3 ndeshje të luajtura.
Empoli i Stiven Shpendit renditet në vendin e 15-të në Serie B, me 5 pikë të grumbulluara deri tani.
