Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Raportohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri që sapo hapej në rrugën e Kavajës në Tiranë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se nga shpërthimi raportohet se është dëmtuar pronari i ambientit, rreth 40 vjeç. Gjithashtu i lënduar ka mbetur edhe një 28-vjeçar.
Të lënduarit janë dërguar pranë Djegie Plastikës në QSUNT, ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë;
Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
