Florian Marku nuk ka duruar dot gjatë konferencës për shtypin në prag të ndeshjes me Maxim Prodan, me të cilin do të ndeshet për titullin IBF International Welterweight.

Ngacmimit të rumunit, Marku i është përgjigjur menjëherë. “Ai thotë që kam gabuar që kam pranuar të ndeshem me të, por do t’ia shkatërroj fytyrën”, shprehet Marku.

“Ju vini nga një sport tjetër, do e shikoni çfarë është boksi”, kundërpërgjigjet Prodan, i cili në 20 ndeshje ka marrë 19 fitore dhe një barazim.

Boksieri shqiptar më pas e ka ftuar të ndeshet në konferencë dhe është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë, që e kanë larguar atë për të shmangur një sherr.

“Do ta rrëzoj në tokë dhe do t’i flas kur të jetë pa ndjenja. Po të dojë le të ndeshemi këtu. Le të ndeshemi këtu, fundërrinë.

Ai është askushi! Hajde zihemi këtu. Kujtoni se jam si të tjerët, por do e shohësh të shtunën në mbrëmje”, dëgjohet të thotë Marku i nevrikosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: