Pamje të shpërthimit të një anijeje janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në Bodrum të Turqisë dhe shpërthimi ishte jashtëzakonisht i fuqishëm.

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi vetëm pak minuta pasi anija ishte furnizuar me karburant. Video tronditëse tregon momentin kur anija shpërthen dhe përfshihet nga flakët.

Specialistët po shqyrtojnë nëse shkaku ishte një ndezje aksidentale e karburantit apo një akt sabotimi. Autoritetet janë në proces hetimi për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb