Një shpërthim i madh ka ndodhur mesditën e sotme në një rafineri nafte në Konstancë të Rumanisë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur disa punëtorë.
Nga shpërthimi është shkaktuar një zjarr i madh, i cili shihet qartësishet edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale. Mediat e huaja raportojnë për të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë.
BREAKING – Explosion and fire reported at Romania’s Black Sea oil refinerypic.twitter.com/I4Y9f7c3Tb
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) June 21, 2023
Petromidia është rafineria më e madhe e naftës në Rumani, dhe është e vendosur në bregun e Detit të Zi. Ndërkohë zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e flakëve e ndërsa autoritetet rumune janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)
