Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Saranda. News24 mëson se ngjarja ka ndodhur pas mesnatë, në fshatin Berndesh të Sarandës.
Siç shihet edhe nga pamjet, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme në murin rrethues të një banesë private. Ngjarja është konstatuar në mëngjes, nga pronarja S. Ismailaj.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetojnë lidhur me shkaqet e shpërthimit dhe dokumentimin e plotë.
