Shpërthime në një objekt industrial pranë qytetit Çeliabinsk, në Rusi i morën jetën të paktën nëntë personave dhe plagosën rëndë pesë të tjerë, njoftuan ditën e djeshme autoritetet lokale.

Guvernatori i rajonit të Çeliabinskut, Aleksei Teksler, tha përmes platformës Telegram se ngjarja ndodhi në qytetin Kapeisk, pak në lindje të kryeqytetit rajonal, pa përmendur emrin e fabrikës ku ndodhi incidenti.

Sipas Tekslerit, një shpërthim i dytë ndodhi ndërkohë që ekipet e emergjencës punonin në vendngjarje për të vënë zjarrin nën kontroll.

Ai shtoi se nuk ka deri tani shenja që aksidenti me shumë viktima të ketë qenë rezultat i një sulmi me dronë ukrainas. Nga ana tjetër, burime ukrainase pretendojnë se është kryer një sulm ndaj një fabrike prodhimi municionesh për artilerinë ruse, e cila ndodhet rreth 1.800 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: