Shpërthime u dëgjuan në qendër të Tel Avivit, ku një kolonë gjigante tymi u ngrit. Ndërtesat në qendër të Tel Avivit u drodhën nga shpërthimi.

Ushtria izraelite njoftoi se Irani ka lëshuar të paktën 100 raketa drejt Izraelit. Bum të fuqishëm u dëgjuan në Tel Aviv.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se një tjetër breshëri me dhjetëra raketa balistike është qëlluar nga Irani drejt Izraelit. Ushtria përsëriti thirrjen e saj për civilët “të qëndrojnë në strehimore kundër bombave ndërsa mbrojtja ajrore punon për të eliminuar kërcënimet”.

Shpërthime të forta u dëgjuan gjithashtu në Jerusalem pas alarmit për raketa iraniane, raportuan gazetarët e AFP-së në vendngjarje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb