Instituti Vullkanologjik Involcan, ka filmuar përhapjen e llavës nga shpërthimi i vullkanit në La Palma në Ishujt Kanarie.

Nga imazhet shihet se si llava vijon të përhapet me shpejtësi.

Video është publikuar nga në “Twitter” nga Instituti i Vullkanologjisë Involcan.

Autoritetet spanjolle njoftojnë se aktualisht llava ka mbuluar të paktën 674 hektarë tokë dhe rreth 6,800 persona janë evakuuar.

Aktiviteti vullkanik ka vazhduar për rreth një muaj dhe ka pasur momente shpërthyese të mëdha, kanë bërë me dije përgjegjësit për planin e urgjencës për këtë katastrofë natyrore.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb